Livadhi Event – Ambienti i Ri i Dedikuar Për Çdo Lloj Eventi
Livadhi Event është një destinacion modern dhe i kuruar me detaje, i krijuar posaçërisht për të pritur evente të çdo lloji — nga dasmat madhështore, tek ditëlindjet intime, festa familjare, evente korporative dhe çdo moment që meriton të festohet në mënyrë unike.
Ambienti përbëhet nga disa hapësira të veçanta, të cilat kombinojnë stilin elegant, komoditetin dhe fleksibilitetin për të realizuar evente të personalizuara sipas dëshirës.
✨ Salla e Madhe – 250 Pax
Hapësirë ideale për dasma, fejesa dhe evente të mëdha.
Atmosferë moderne, ndriçim i kuruar, mundësi arredimi sipas tematikës dhe koordinim perfekt për të krijuar një event me elegancë dhe stil.
✨ Salla 2 – 80 Pax
E përkryer për ditëlindje, festa kolektive, baby shower, fejesa intime dhe evente të mesme.
Një sallë e ngrohtë dhe shumëfunksionale që përshtatet lehtësisht me çdo koncept feste.
✨ Rooftop – 40–50 Pax
Një hapësirë verore me atmosferë magjike, perfekte për gatherings, kokteje, festime intime, ose evente të vogla me ajër të pastër dhe pamje të hapur.
Vend ideal për kujtime të bukura nën qiellin e hapur.
✨ Ambienti i Koktejit
Zona shtesë që shërben për pritje, foto, networking apo momente relaksi gjatë eventit. Shton një element luksi dhe organizimi për çdo lloj feste.
Pse të zgjidhni Livadhi Event?
Hapësira të ndryshme që mbulojnë çdo tip eventi
Kapacitete fleksibël për 40–250 persona
Ambient modern dhe i kuruar
Mundësi dekorimi, organizimi dhe personalizimi
Përvojë që e bën ngjarjen tuaj unike